Zbulohet se kujt i tha Zhegrova: “Boll bre, mos fol palidhje”

Kosova e mori mbrëmë pikën e parë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Marketing

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 1 me 1 me Bullgarinë në kuadër të Grupit A.

‘Dardanët’ ishin më të mirë për më shumë se 90’ minuta, por që në fund të dy skuadrat morën nga një pikë, raporton lajmi.net.

Por, kur po kalonin minutat e fundit të ndeshjes, Kosova u përball me një situatë të palakmueshme, ku protagonist ishte Edon Zhegrova.

Një rast i mirë ishte edhe në fund të takimit, Milot Rashica dështoi nga pak metra larg topit.

Topi më pas u kthye te Edon Zhegrova, i cili ndoshta ka mundur të pasojë topin, por tentoi i vetëm dhe nuk goditi edhe aq mirë.

Kjo e irritoi Besar Halimin, i cili iu drejtua duke i bërtitur se pse nuk pasoi te ai, kurse Zhegrova njëherë duket se i kërkoi falje, teksa më pas thotë: “Boll bre ma, boll mos fol palidhje.”.

Marketing