Zbulohet statuja e Ibrahimovic në Suedi, futbollisti lë një përshkrim interesant

Zlatan Ibrahimovic zbuloi statujën e tij në Malmo të martën.

Ylli i LA Galaxy është ‘pavdekësuar’ në një monument bronzi të mrekullueshëm pranë stadiumit të Malmo, ku ai filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1999.

38-vjeçari postoi një fotografi në Twitter duke e treguar statujën dhe të rrethuar nga turma të fansave, me titullin: “Ne jemi Zweden!!!”.

Zlatan bronzi, i vendosur në një bazament dhe gati nëntë metra lartësi dhe afër gjysmë ton peshë, u porosit nga autoritetet e futbollit të Suedisë për të nderuar golashënuesit e tyre rekord.

Ibrahimoviç la të kuptohet për krijimin e statujës në dhjetor 2016, kur ai ishte ende një lojtar i Manchester United.

Ish-futbollisti i Inter postoi një fotografi në Instagram , duke shkruar: “Kur të vish në New York ke Statujën e Lirisë, kur të vish në Suedi ke Statujën e Zlatan”.

evn