Zbulohet varri masiv me trupat e 1000 hebrenjve të masakruar

Ushtarët kanë zbuluar një varr masiv të Luftës së Dytë Botërore në Bjellorusi.

Marketing

Mbi 1000 trupa u gjendën brenda varrit, mes tyre trupin e një nënë duke shtrënguar fëmijën e saj.

Pamjet tregojnë gërmimet për nxjerrjen e trupave të hebrenjve të masakruar në zonën e ndërtimit në Brest, që u pushtua nga Gjermania naziste në vitet 1940.

Vendi i masakrës u gjet pasi nisi ndërtimi i një bllok apartamentesh në zonë.

Ushtarët, e trajnuar posaçërisht për zbulimin e eshtrave, kanë gjetur trupat e më shumë se 1000 hebrenjve.

Para Luftës së Dytë Botërore, pothuajse gjysma banorëve të Brestit ishin hebrenj.

Deri në 5.000 burra u ekzekutuan menjëherë pas pushtimit gjerman në qershor 1941. Në tetor 1942, u dha urdhri që të gjithë të zhdukeshin.

Ata u dërguan me trena mallrash në një pyll dhe u ekzekutuan.
Hebrenjtë u hodhën brenda një grope të madhe dhe më pas u qëllua mbi ta.

Marketing