Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij Nicola Peltz shpallën fejesën vetëm pak kohë më parë.

Mësohet se Brooklyn dëshiron të martohet me aktoren Nicola Peltz në një vendpushim mahnitës në Itali, shkruan The Sun.

Ndërsa raportohet në vendpushimin luksoz ku Brooklyn do që të kurorëzojë dashurinë e tij me martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë funta, transmeton lajmi.net.

“Borgo Egnazia” është vendpushimi ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.

Mediat shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.