Zbulojeni ku ndodhet ishulli i dashurisë

Ditën dedikuar dashurisë, 3 parashutistë e kanë shënuar me një fluturim mbi ishullin në formë zemre të Galesnjak të Kroacisë.

Marketing

Amy Chmelecki, Marco Furst dhe Marco Waltenspiel udhëtuan në zemër të Kroacisë në mënyrë që të hidheshin në fluturim, mbi atë që njihet si ishulli i dashurisë.

Për shkak të motit të ndryshueshëm, ata kishin vetëm pak kohë në dispozicion për të arritur qëllimin e tyre, kur era largoi retë duke ofruar një panoramë të qartë të ishullit.

Pronari i ishullit “bombardohet” çdo vit nga kërkesat e njerëzve që duan të martohen në këtë vend idilik, i mbushur me pemë ulliri në kanalin Pasman të detit Adriatik.