Bayern Munich ka shprehur interesimin për ta afruar në skuadër Philipe Coutinho në këtë afat kalimtar por nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Barcelonën, ka thënë zëdhënësi i kësaj skuadra sot (e marte)
Coutinho erdhi në janarin e vitit 2018 në Camp Nou si njëri prej plejmejkerëve më të mirë në Premier Ligë me ekipin e Liverpool.

Por, tani konsiderohet tepricë në skuadrën katalunase, derisa është në treg dhe për nënshkrimin e tij ka shprehur dëshirë Bayern Munich të cilët nuk e kanë më James Rodriguezin, i cili kaloi dy sezoni në huazim tek ta.

“Ka pasur interes nga FC Bayern, por nuk kemi marrëveshje. Kjo është e tëra çfarë mund të them në këtë moment”, ka thënë zëdhënesi i Barcës për Goal dhe Spox kur është pyetur për ndonjë kalim të Coutinhos në Bavari.

Por, kalimi i brazilianit në Bavari varet shumë edhe nga ndonjë marrëveshje e Barcelonës për Neymar me PSG, pasi që francezët po ashtu kanë shprehur interesim për Coutinhon.