Zeka: Kosova është sot më keq se në kohën e Titos

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka ka thënë se Kosova në aspektin e ndërtimit të shtetit kurrë nuk ka qenë në pozicion më të keq.

Ai ka thënë po ashtu vendi është më keq edhe sasa kur ishte pjesë e ish Jugosllavisë.
“Duke mos përfshirë përndjekjet dhe vrasjet që na i kanë bërë, vrasjet që na i ka bërë Millosheviqi, për pjesën tjetër jemi më keq se në kohën e Titos”, ka thënë Zeka.

Ai ka pohuar se gjendja është kështu për shkak se klasa politike është e paditur dhe e pangopur në hajni dhe para.
“Faktorët kryesor të kësaj tragjedie janë krahu që përfaqëson krahun e luftës. Ky krah erdhi në pushtet duke u thirr në gjakun e dëshmorëve dhe duke gatuar rrena e duke mashtruar dhe kjo është gjendja. Pjesa dërmuese e njerëzve që kanë marrë pjesë në luftëra të ndryshme, ata i rehabilitojnë për shkak të traumave psikike. Këta njerëz në vend të rehabilitohen, të merren me ndërtimtari, të hapin ferma, të futen në polici, këta sot i ke në parlament”.
Zeka ka theksuar se me klasën e tanishme politike kosovare është në hall edhe Amerika.