Pas dy barazimeve në kampionat dhe eliminimit nga Kupa e Maqedonisë, trajneri i deritanishëm i FC Shkupit, Zekirija Ramadani ka marrë vet përgjegjësinë e këtyre rezultateve dhe ka deponuar dorëheqjen para kryesisë së klubit, të cilën e ka pranuar edhe vet pronari Shefshet Demiri.

Një herit kryesia e klubit falënderon Ramadanin për kontributin e deritanishëm, duke i uruar suksese në karrierë dhe shëndet në jetë.

Klubi tani më është në kërkim të trajnerit të ri, për të cilin do të njoftohet ditëve në vijim, kur edhe të arrihet marrëveshja.