Zelanda e Re në 2020 me referendum për legalizimin e kanabisit

Zelanda e Re do të votojë për legalizimin apo jo të kanabisit përmes një referendumi në zgjedhjet e përgjithshme të 2020’ës.

Marketing

Votimi i premtuar nga partia e kryeministres Jacinda Ardern gjatë vitit që shkoi, ndihmoi në bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës.

Sipas sondazheve të realizuar vitin e kaluar dy të tretat e qytetareve të Zelandës së Re ishin pro legalizimit të kanabisit.

Vora pro do ta shndërronte Zelandën e Re në shtetin e parë në rajonin e Azisë Pacifike që legalizon përdorimin e kanabisit.

Marketing