Zelandë e Re, ceremoni në nder të viktimave të sulmit ndaj xhamive

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Zelandës së Re, Krajstçërç, për t’u dhënë nderime viktimave të cilët e humbën jetën në sulmin ndaj dy xhamive më 15 mars.

Marketing

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern dhe koelgu i saj australian, Skot Morison.
Në ngjarjen në parkun e qytetit Haglej, morën pjesë më shumë se 20 mijë persona në kushte të rrepta të sigurisë.

Në fjalimin para të pranishmëve, Arden tha se Zelanda e Re ka “përgjegjësi të jetë vendi, i cili duam të jemi”.
“Ne nuk jemi imun ndaj virozave të urrejtjes dhe të frikës së të tjerëve. Asnjëherë nuk kemi qenë, por ne mund të jemi komb i cili do ta zbulojë ilaçin”, tha ajo.

Kryeministrja e përshkroi botën si “të bllokuar në një rreth të magjepsur të ekstremizmit”, duke shtuar se përgjigjja shtrihet në humanizmin njerëzor.

“Ky sulm ishte i orientuar kundër të gjithë neve. I nxitur nga urrejtja, ky akt është dashur të na ndajë dhe të na përçajë., por në vend të kësaj, ai na bashkoi në ngushëllim dhe dashuri që i kemi për njëri tjetrin, kudo që kemi lindur”, deklaroi prefektja e Krajstçërç, Lian Dalziel.
Anëtarët e bashkësisë myslimane në qytet, në ceremoni i lexuan emrat e të gjithë 50 viktimave nga të cilët më e vogla ishte vetëm tre vjeçare.

Edhe 22 persona ende po rikuperohen, midis të cilëve edhe një fëmijë katërvjeçar i cili është lënduar në mënyrë kritike.

Marketing