Zemon: Kërkesa e Besës nuk e rrezikon identitetin maqedonas

Deputeti i ri i LSDM-së, Rubin Zemon sot në një pres konferencë ka theksuar se për herë të parë në historinë e Republikës së pavarur të Maqedonisë dhe bashkësitë “e tjera” etnike të përfaqësuara në preambulën e Kushtetutës do të kenë deputet, i cili publikisht do t’i mbrojë interesat e tyre të lëna pas dore në 28 vitet e kaluara.

Marketing

“Në shoqërinë tonë dhe jetën politike ka shumë probleme të hidhura. Një nga prioritetet e veprimtarisë sime në Kuvend do të jetë ngritja e vetëdijes së subjekteve politike dhe vendosja e politikave të drejtësisë shoqërore dhe kohezionit shoqëror, me të cilat duhet të ulet ndikimi i paradigmave etnocentrike dhe etnokratike, të cilat një kohë të gjatë mbijetojnë në jetën tonë publike. Ato janë një nga pengesat më kryesore për zhvillimin e shoqërisë sonë në secilin kuptim, mirëqenien e qytetarëve me zhvillim të qetë. Maqedonia nuk guxon të jetë gjenerator i diskriminimit dhe përjashtimit, të bëjë ndarjen e qytetarëve të rendit të parë, të dytë, të tretë ose të katërt”, theksoi Zemon.

Ndryshe, Zemon vjen nga rradhët e egjiptianëve dhe postin e deputetit e fitoi si shkak që Tomisllav Tuntev dha dorëheqje si deputet.