Zemra 44-vjeçares, e cila dje kishte pësuar vdekje të trurit, ka filluar të rrahë sërish këtë mëngjes.

Zemra, është transplantuar me sukses të një pacient i cili me vite ka vuajtur nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare.

“Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton TV21.

Përveç zemrës, do të transplantohen edhe veshkat e 44-vjeçares.

Që prej janarit, deri tani ky është transplantimi i tretë i zemrës, kurse i pesti brenda një viti.

Artikulli paraprakZendeli: Për kandidaturën time vendos Bilall Kasami dhe organet partiake
Artikulli tjetërMyslimanët e Zelandës së Re kundërshtojnë filmin për sulmin në xhami