Zemra e madhe e Halil Kastratit bashkë me bamirësit, ndërtojnë 21 shtëpi në një vend për nevojtarët

Larg politikës dhe aty ku flitet për padrejtësinë e luftës, por gjithmonë afër atyre që kanë nevojë të jetojnë një jetë më të dinjitetshme, qëndron humanisti Halil Kastrati.

Marketing

Ai tashmë është emër i njohur në gjithë trevat shqiptare, ndërsa zemra e tij e madhe është bërë shembull për të tjerët.
Kastrati, sot ka dhënë një lajm të mirë, si gjithmonë. Përmes rrjetit social Facebook, humanisti ka treguar se tashmë 21 shtëpi janë ndërtuar, madje në të njëjtit vend.

“21 shtëpi të reja në një vende
Thuajse te gjitha gati për tu dhuruar
Ditëve në vazhdim do te fillon rregullimi i ambientit, përzgjedhja e familjeve dhe dhurimi i shtëpive.
Bamirës Zoti ju ruajt e ju shpërbleftë”, shkruan ai.