Zemra e thyer mund ta shkaktojë kancerin

“Sindroma e zemrës së thyer” mund të dëmtojë shumë më shumë sesa veç zemrën – thonë hulumtimet e reja.

Marketing

Përderisa stresi ekstrem i të humburit partnerin/partneren është ndërlidhur me probleme të zemrës në hulumtimet e mëhershme, një studim i ri ka zbuluar se 1 në 6 njerëz me këtë sindromë gjithashtu kanë edhe kancer, transmeton Telegrafi.

Edhe më keq, ata janë më pak të prirë t’i mbijetojnë kancerit.

‘Duket se ekziston një lidhje e fortë mes sindromës së zemrës së thyer dhe kancerit. Prandaj, rekomandohet që pacientët me këtë sindromë të bëjnë edhe kontrolle për kancer”, thotë autori i këtij studimi, Dr. Christian Templin.

Sindroma e zemrës së thyer shkakton dhimbje të papritur dhe intensive në gjoks, gjithashtu edhe probleme me frymëmarrje që mund të ngatërrohet me sulm në zemër.

Këto simptoma janë reaksion i rritjes së hormoneve të stresit.

Kjo gjendje ndikon që pjesa kryesore pompuese e zemrës të zmadhohet dhe kjo nënkupton se zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase.

Sindroma e zemrës së thyer mund të ndodh pas ngjarjeve shumë emocionale, siç është vdekja e ndonjë familjari, ndarja nga partneri/ja, etj.

Marketing