Zendeli: Besa nuk do e mbështet ligjin për Prokurorinë

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot deklaroi se nuk do të votojë për nevojën e miratimit të ligjit për prokurori publike dhe se ata nuk janë konsultuar për versionin e fundit të Propozim-ligjit që këtë mëngjes arriti në Kuvend.

Marketing

Zendeli u shpreh se nuk do e mbështesë këtë ligj, pasi është ndryshe nga versioni që është dakorduar dhe tashmë është në procedurë parlamentare para se të dërgohet ky version me procedurë të shkurtë.

Gjithashtu, Zendeli, si dhe deputetët tjerë paraprakisht, treguan se me këtë version bëhet amnisti e funksionarëve të lartë të cilët realisht, siç u shpreh, kanë qenë të kapur në krim, e tani dëshirojnë që të amnistohen.

Deputeti i Lëvizjes Besa, rikujtoi se asgjë nuk është realizuar nga ajo që u është premtuar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev para votimit të ndryshimeve kushtetuese. Zendeli kërkoi ndryshime në Kodin zgjedhor në pjesën e njësive zgjedhore për shkak të rritjes dhe zvogëlimit të numrit të votuesve në njësi të caktuara zgjedhore para se të shkohet në zgjedhje.

Marketing