Zeneli: Çfarë kohezioni ka koalicioni ASH – Alternativa!?

Nuk kanë të ndalur reagimet pas shkrimit të nënkryetares dhe ish deputetes të ASH-së Arta Toçi për mbulesën.

Marketing

Kësaj here ka reaguar Shaip Zeneli ish ushtar i UÇK-së i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Filluan me atë se jemi njerëz të malit, vazhduan me gjoja apel për ushtarët për të na treguar se ku duhet të rreshtohemi, pastaj vazhduan me atë se mbulesa qenka analfabetizëm.

Si duket ditëve në vijim nëse dëgjojmë se Ushtria Çlirimtare Kombëtare qenka agresore mos u habitni. Ndoshta edhe dikush i mëson ashtu. Ajo që më habit është se çfarë kohezioni kanë në koalicion kur njëra palë haptas keqpërdor fen dhe mundohet me çdo kusht të infiltrojë tek ne shiizmin dhe sufizmin nga Turqia dhe Irani, dhe pala tjetër që mundohet të fshijë çdo send që ka të bëjë me përkatësinë fetare islame.

Sa i përket të parës, unë, po edhe gjithë shokët që veshëm uniformën e UÇK-së jemi krenar që nga malet sollëm ndryshimin në këtë vend.

E dyta, sa i përket apelit se ku u deshka të rreshtohemi, profesoreshës i them se ndihem shumë më rrehat kur përreth kam shokët e luftës e ata i gjeta në BDI.

A sa i përket të tretës, do i thoja shiko fotografinë e nënës Zahide (nëse e din kush është ajo).

Marketing