Zeneli jep lajmin e shumëpritur nga pensionistet

Për 324 000 pensionistë të Republikës së Maqedonisë së Veriut pensioni i muajit janar është rritur për 722 denarë.
Sot më 01.02.2020 në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt konferencë për shtyp për të njoftuar lidhur me rritjen e pensioneve për muajin janar.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e angazhuar për çështje ekonomike Mila Carova, drejtori i Fondit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, Shaip Zeneli, dhe kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova, lajmëruan rritjen e pensionit në vlerë prej 722 denarë duke filluar nga muaji janar për të gjithë shfrytëzuesit e pensionit në vend.

Marketing

Drejtori i Fondit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, Shaip Zeneli, potencoi rritjen e shkallës së kontributit si masë e rëndësishme në stabilizimin e sistemit pensional. Ai, më tej, shtoi se me parashikimin e rritjes së vazhueshme të kontributit për sigurim pensional dhe invalidorë do të kontribuohet në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit pensional në vend.

Marketing