Zeneli: Kujdes të veçantë për të gjithë pensionistët

Sot, më 25 nëntor të vitit 2019 në hapësirat e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet SN broker i sigurimit SHA Manastir, Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.
Në emër të SN broker i sigurimit SHA Manastir, Marrëveshja për bashkëpunim afarist u nënshkrua nga z. Hristo Kondovski, në emër të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i Fondit, z. Shaip Zeneli, ndërsa në emër të Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, kryetarja e Lidhjes z.nj Stanka Trajkova si përfaqësuese e shfrytëzuesve të shërbimeve të cilat do t’i marrin pensionistët.
Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i standardit të pensionistëve nëpërmjet produkteve të cilat i ofron ofruesi i shërbimeve SN broker i sigurimit SHA Manastir, i cili me ndihmën e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut të gjithë pensionistëve të interesuar do t’ju mundësojë marrjen e shërbimeve në 12 këste përmes mbajtjes mujore nga pensioni i tyre.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes SN broker i sigurimit SHA Manastir, ofruesi i shërbimit i dhuroi tre laptopë dhe dy televizorë Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë që do të ndahen në pesë shoqata, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të tyre në aktivitetet e përditshme.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një shembull i mirë dhe dëshmi për përkujdesin e përditshëm të pensionistëve në vendin tonë.

Marketing

Kujdes të veçantë për të gjithë pensionistët.Sot, më 25 nëntor të vitit 2019 në hapësirat e Lidhjes së shoqatave të…

Publiée par Shaip Zeneli sur Lundi 25 novembre 2019