Zeneli lojtari i tretë më i shpejtë në Ligën e Kombeve pas Mbappes e Sanes

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të kalojë në gjysmëfinalen e Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marketing

“Dardanët” e përfunduan me sukses Grupin 3, duke mos pësuar asnjë humbje dhe duke mbajtur kreun e renditjes.
Njëri nga lojtarët që shkëlqeu më së shumti në këto kualifikime ishte padyshim Arbër Zeneli me golat e tij, në fitoren prej 4-0 të Kosovës ndaj Azerbajxhanit, Zeneli shënoi hat-trick.

Arbër Zeneli përveç golave dhe lojës së shkëlqyer të tij, ai është regjistruar si lojtari i tretë më i shpejtë në Ligën e Kombeve me një shpejtësi prej 38.9 km/h, këtë e ka konfirmuar ndihmës trajneri i Kosovës, Thomas Richards.
“Tash e dimë se çfarë kapaciteti kanë lojtarët. U kemi vendos GPS në veshjet e tyre dhe jemi të informuar për shumë të dhëna”.

Vetëm ylli francez Kylian Mbappe dhe ai gjerman Leroy Sane kanë vrapuar më shpejtë se Zeneli.

“Është interesante se Arbër Zeneli ka bërë një ndër vrapimet më të shpejta në garat e Ligës së Kombeve. Ai arriti shpejtësinë prej 38.9 km/h. Vetëm Kylian Mbappe i Francës dhe Leroy Sane i Gjermanisë ishin më të shpejt se ai”, deklaroi Richards në emisionin 2me1.

Marketing