Zeneli mirëpret Atasheun për punë dhe politikë sociale të Republikës së Austrisë Herald Fuge

“Drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut z.Shaip Zeneli në kabinetin e tij pranoi Atasheun për punë dhe politikë sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve të Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, z. Herald Fuger.
Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe diskutuan lidhur me çështjet nga fusha e sigurimit social të të dy vendeve.

Marketing

Të dy ranë dakord mbi nevojën për takime më të shpeshta midis dy organeve për zbatimin e marrëveshjeve për sigurim social, si dhe mbajtjen e ditëve këshilluese ndërkombëtare me qytetarët midis përfaqësuesve të dy organeve për lidhje.
Duke pasur parasysh se në periudhën e fundit Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut ka lidhur Marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor, gjatë takimit të dy palët janë pajtuar që në të ardhmen duhet që të lidhet lloj i njejtë i marrëveshjeve midis dy fondeve pensionale.” – shprehet Zeneli.

Marketing