Zeneli: Sukses në Vitin e Ri 2020

Më 26.12.2019, në një atmosferë të ndryshme, Ekipi menaxhues i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut së bashku me udhëheqësit e të gjitha filialeve dhe ekspoziturave të Fondit u mblodhën për të festuar Vitin e Ri 2020.
Drejtori i Fondit z. Shaip Zeneli, falënderoi bashkëpunëtorët e tij për rezultatin e dhënë në punën e përditshme gjatë vitit aktual 2019, me çka, çdonjëri veçmas ka kontribuar në funksionimin e suksesshëm të institucionit.
Në të njëjtën kohë, të punësuarve ju dëshiroi shëndet, gëzim dhe vit të frytshëm, duke theksuar se ky vit ishte një vit i vështirë për të gjithë, por se viti i ri do të jetë më i mirë.
Vitin që kaloi do ta kujtojmë në bazë të reformave të shumëpritura në sistemin pensional, me të cilat, shpresojmë që gjendja e përgjithshme në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut të ndryshojë për të mirë, pastaj për rritjen e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor, rritjen e pensioneve dhe miratimit të Sistematizmit të ri i cili kontribuoi në rritjen e pagave të të punësuarve në Fond.
Për suksesin e Fondit do të mundohemi që, të gjithë së bashku të jemi më të plotësuar dhe të shërbejmë si një shembull për të gjithë qytetarët – shfrytëzues të shërbimeve tona, shtoi drejtori i Fondit FSPIMV-së.

Marketing

Marketing