Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar ka përfunduar me plagë në këmbën e majtë pas një zënke me një djalë një vit më të ri në fshatin Çegran të Gostivarit.

Sipas SPB Tetovë, 16-të vjeçari mbrëmë rreth orës 21, në një sallon për lojëra argëtuese në Çegran, fillimisht është rrahur me 17-të vjeçarin, familjar i rij, pastaj ka nxjerrë thikën dhe i ka shkaktuar plagë në këmbën e majtë.

Është kryer ekspertizë, sulmuesi është gjetur dhe është marrë thika për ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.