Zëvendës kryeministri Angjushev takon ish-të punësuarit e OHIS-it

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Koço Angjushev, sot realizoi takim me ish-të punësuarit e OHIS-it të cilët bëjnë greva para Qeverisë të pakënaqur nga procedura e zbatuar e falimentimit.

Marketing

Në takim, siç kumtojnë nga kabineti i tij, është konstatuar gjendje faktike se procedura e falimentimit e OHIS-it ka përfunduar dhe është zbatuar nga organet gjyqësore dhe të falimentimit, në proces në të cilin Qeveria nuk ka pasur ingerenca dhe nuk është përzier.

“Qeveria është në komunikim me ish të punësuarit dhe i shqyrton mundësitë në kuadër të ingerencave personale dhe mundësive ligjore për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e personave të cilët grevojnë”, theksojnë në kumtesë dhe shtojnë se Qeveria nuk përzihet, e as që do të përzihet në vendimet gjyqësore, ndërsa pas akuzave nga të punësuarit se ekzistojnë dyshime se në të kaluarën janë bërë keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe është dëmtuar prona e OHIS-it dhe me këtë edhe prona e shtetit, të gjitha keqpërdorimet dhe dyshimet eventuale duhet të paraqiten dhe të ndahen me organet shtetërore të cilat zbatojnë procedura hetimore.

Në kumtesë përkujtojnë se Qeveria e solli Ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjes me pronë dominuese të shtetit, përmes të cilit sigurohen rreth 7.800 denarë ose 34 për qind e pagës mesatare në nivel mesatar për persona të cilët kanë realizuar më shumë se 15 vjet stazh në ndonjë kompani e cila ka qenë në pronë shtetërore, të drejtë të cilën e shfrytëzojnë rreth 8.000 persona, mes tyre edhe ish të punësuarit në OHIS.

Marketing