Zëvendës kryeministri Duraki takon ambasadorin e Mbretërisë së Holandës

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Sadulla Duraki, sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në shtetin tonë, z. Dirk Jan Kop.

Marketing

Fillimisht bashkëbiseduesit diskutuan rreth procesit euro-integrues, si një ndër çështjet më aktuale në vend, duke theksuar mbështetjen e madhe të shteteve evropiane në rrugën drejt hapjes së negociatave dhe ecurinë e implementimit të reformave thelbësore në shtet, si një shtyllë kyçe në vazhdimësinë e suksesshme të rrugës euro-atlantike.

Në vazhdimësi, z. Duraki dhe ambasadori Kop potencuan rëndësinë e implementimin të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në përmirësimin dhe përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Zëvendëskryeministri Duraki theksoi se rruga drejt implementimit të tërësishëm të këtij ligji ka vështirësi specifike të cilat do të tejkalohen me ndihmën e Agjencisë për zbatimin e gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve.

Së fundmi, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri të pakursyer në përforcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në proceset integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.” – thotë Duraki

Marketing