Zëvendësdrejtori Selami me informatë të rëndësishme për kompanitë private

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami informon se kompanitë private mund të donojnë mjete financiare për sport dhe për këtë qëllim do të ketë ulje të tatimit të fitimit.

Marketing

“Kompani keni mundësi ta ndihmoni sportin në vend✅

Nëpërmjet sistemit vauçer, kompanitë private mund të donojnë në sport dhe mund të përkrahin zhvillimin e tij.

Kompanisë e cila donon mjete financiare në sport, i ulet tatimi i fitimit i përllogaritur për shumën e mjeteve të donuara, më së shumti 50% nga tatimi i përllogaritur.

Vauçerët për sport i jep Agjencia për Rini dhe Sport, Federatave nacionale të sporteve, klubeve të sportit dhe sportistëve të cilët në pajtim me Ligjin për sport i plotësojnë kriteret për dhënien e këtyre vauçerëve.”, njofton Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami.

Marketing