Zëvendëskryeministri Bujar Osmani nesër takon biznesmenët e OEMVP

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër së bashku me Ministrin për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrin për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraku, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore do të mbajnë takim të përbashkët me biznesmenët e të njëjtës.

Marketing

Qëllimi i takimit është njoftimi i biznesmenëve me perspektivat evropiane, potencialet dhe përfitimet për biznesin në procesin e negociatave, si dhe nga vetë anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Marketing