Zëvendëskryeministri Duraki takon ambasadoren e Britanisë së Madhe

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, z. Sadulla Duraki, sot realizoi takim me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në shtetin tonë, znj. Rachel Galloway.

Marketing

Fillimisht ambasadorja Galloway dhe ministri Duraki diskutuan për ministrinë e sapokrijuar dhe ecurinë e procedurave fillestare në konsolidim me ingerencat që ky institucion mbart. Avancimi i të gjitha pikave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, funksionimi i sistemit politik, avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të bashkësive si një grup qytetarësh të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe promovimi dhe ndërmarrja e masave për avancimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, janë disa nga prioritetet kyçe të Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.

Në aspektin e forcimit të marrëdhënieve ndëretnike, si shtyllë kryesore e kohezionit social, zëvendëskryeministri Duraki potencoi se është thelbësore të ndërtohet konsensualitet mes bashkësive etnike dhe fetare në shtet, që do shërbejë si bazë për riforcimin e bashkëpunimeve institucionale dhe partive politike. Njëherit zhvillimi i marrëdhënieve ndëretnike do ndihmojë në zhvillimin e strategjive për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat euroatlantike.

Së fundmi, znj. Gallowaz dhe z. Duraki theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mirëfilltë mes dy shteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të cilat do ndihmojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE dhe NATO.