Zëvendëskryeministri Osmani do raportojë rreth aktiviteteve për anëtarësimin e vendit në BE

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, negociues i përgjithshëm politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Bujar Osmani dhe këshilltari i posaçëm i kryeministrit për integrime euroatlantike dhe negociues i përgjithshëm teknik dhe shef i ekipit negociues, Bojan Mariçiq, sot do ta informojnë opinionin për ngjarjet në vijim në kuadër të procesit të inkuadrimit të Maqedonisë drejt BE-së.

Osmani dhe Mariçiq në fund të korrikut u emëruan për ta kryesuar ekipin politik dhe teknik për negociata të Republikës së Maqedonisë për hyrje në BE.

evn