Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili është për vizitë pune në Bruksel, gjatë ditës së sotme, do t’i presë 12 studentët nga gjashtë universitetet shtetërore, të cilët në mëngjes do ta fillojnë vizitën e tyre studimore treditore në kryeqytetin evropian Bruksel, së bashku me delegacionin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri Osmani, së bashku me Ambasadoren Agneza Rusi, do tua prezantojnë punën e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, të cilët në këtë udhëtim edukativ u nisën pasi që esetë e tyre u zgjodhën si më të mirat në konkursin e Sekretariatit me titull “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”.

Në kuadër të vizitës, studentët do të vizitojnë Parlamentin Evropian, Këshillin e Bashkimit Evropian, Shtëpinë e Historisë Evropiane, Drejtorin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian (DG NEAR), Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAC), DG EAC Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit dhe Kulturës dhe Misionin e Përhershëm të RMV-së pranë BE-së, ku do të kenë takime me Dejvid Kulen – Udhëheqës i Njësisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovën DG NEAR, me Sesil Abadie nga EEAC përgjegjës për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Koordinator i takimeve shpjeguese për prezantimin e legjislacionit për vendin, Mark Jorna

Krahas prezantimeve për funksionimin e këtyre institucioneve, studentët nga afër do të njoftohen edhe me mundësitë që i ofron programi evropian për edukim dhe trajnim “Erazmus plus”.

Qëllimi i projektit “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian” është që të afrohen proceset, atmosfera dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane dhe punën e SÇE-së në Bruksel, si dhe potencialet e vendit/studentëve të cilët në të ardhmen do të marrin përsipër procesin e transformimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.