Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e nesërme do të qëndrojë në Republikën Kosovë në vizitë njëditore, ku do të realizoj takime me Kryetarin e R. së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këto takime do të hapen temat avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga Samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi, perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.