Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë në Komisionin Antikorrupsion

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të realizojë takim me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska dhe anëtarët e Komisionit.

Marketing

Takimi, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, që kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave të Planit 18, sfidat lidhur me të njëjtat, si dhe “trak rekordi” i përshtatshëm të aktiviteteve nga zbatimi i reformave.