Zëvendëskryeministri Osmani takon ambasadoren e Serbisë, bisedohet për pikën kufitare Llojan-Miratoc

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot ka takuar ambasadoren e Republikës së Serbisë Dushanka Divjak Tomiç. Në këtë takim mes tjerash është biseduar edhe për pikën kufitare Llojan-Miratoc.

Marketing

Sipas Osmanit kjo pikë kufitare do të pasqyrojë marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Serbisë.

‘Pika e kalimit kufitar lokal, Llojan – Miratovc, ka rëndësi të veçantë për popullatën nga komunat kufitare, ndërkaq finalizimi dhe vënia e tij në funksion, me saktësi do t’i ilustrojë marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Serbisë.
*Takim me Ambasadoren e Republikës së Serbisë Dushanka Divjak Tomiç.’, ka shkruar në facebook Osmani.