Zëvendësministri Bushi angazhohet për kushte më të mira të policisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi ka inspektuar nga afër rikonstruimin e stacionit policor në Zherovjan komuna e Bogovinës. Ai paralajmëroi se edhe në vazhdim do të kontribuohet për përmirësimin e kushteve në stacionet policore në vend.

Marketing

“Sot bashkë me ministrin Oliver Spasovski vizituam Zherovjanin e Komunës së Bogovinës ku inspektuam nga afër rinovimin e stacionit të policisë, ndërtesë kjo e cila ka qenë në gjendje tepër të amortizuar dhe që e njëjta vite me radhë është kthyer në pengesë për kryerjen normale të detyrave dhe aktiviteteve të punonjësve policor.

Vlera e rinovimit të objektit në fjalë është mbi 2 milion e gjysmë denarë, ku një pjesë të mirë të këtyre mjeteve, mbi gjysmën prej tyre e kanë siguruar përmes donacioneve vet banorët e Zherovjanit të cilët përzemërsisht dëshiroj t’i falënderoj.

Ministria e Brendshme do të vazhdojë të kontribuojë në sigurimin e gjërave materiale, teknike, sociale dhe profesionale me të cilat pjesëtarët e policisë do ta kenë më të lehtë të funksionojnë dhe me këtë tu përgjigjen më shpejtë kërkesave të qytetarëve”, ka shkruar në rrjetin social facebook Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi.