Zëvendësministri Hasani: Po mos të ishin vaksinat bota do të ishte ndryshe

Zv. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në emisionin Rruga Drejt ka folur për numrin e vdekjeve në vendin tonë. Hasani ka thënë se është i brengosur për numrin e lartë të vdekjeve por disa vende të rajonit janë para nesh.

Marketing

“Bosnja dhe Hercegovina e gjithashtu edhe Bulgaria janë para nesh me numrin e vdekjeve. Ne nuk krenohemi me këtë por është fakt që duhet cekur. Shteti ynë i shfaq të sakta rastet e vdekjeve. Interpretimi bëhet në mënyrë të saktë dhe jo si vendet tjera. Deri tani kemi siguruar 302 mijë vaksina. 66 mijë persona janë të vaksinuar deri më tani dhe presim që edhe më tepër të vaksinohen në të ardhmen e afërt.”

Zv. Ministri Hasani gjithashtu ka folur edhe për ata persona të cilët nuk dëshirojnë të vaksinohen.

” Ne nuk mund ta shtyjmë qytetarin të vaksinohet. Gjithçka varet nga vetë ata. Vaksina është mirë të merret por jo edhe e obliguar. Po mos të ishin vaksinat bota do të ishte ndryshe. Duhet t’i lëmë anash konspiracionet dhe të vaksinohemi masivisht. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të dalë nga ky tunel i errët. Duhet cekur edhe se informacione sa i përket vaksinimit ka shumë por mungon motivacioni dhe këtë sa më shumë duhet ta shfaqim nëpër emisionet televizive. Të dalim dhe të flasim sa më shumë. Ti japim më tepër rëndësi”, ka deklaruar zv. Ministri.

Marketing