Zëvendësministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu ka vizituar fëmijën shtatëvjeçar që pësoi aksident nga makina e drejtuar nga një policë. Shtatëvjeçari është jashtë rrezikut për jetë ndërsa polici do të merr përgjegjësin që i takon.

“Është fati i madh që fëmija shtatëvjeçar i cili pësoi sot nga aksidenti automobilistik në Kumanovë në të cilin ishin përfshi punonjësit e policisë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë!

Për zbardhjen e rastit është kyçur Sektori për kontrolle të brendshme, hetime kriminalistike dhe sjellje profesionale si dhe Prokuroria publike! Secili do ta marrë përgjegjësinë që i takon!”, ka njoftuar Nuhiu.