Zëvendësministri i kulturës, Sadat Sulejmani ka njoftuar se pas takimit që pati para disa ditësh me drejtorin e muzeut në Tetovë, Miço Stojçeski me të cilin biseduan rreth aktiviteteve dhe problemeve me të cilat përballet Muzeu si dhe për tabelën që është vendosur në pjesën e përparme vetëm në gjuhën maqedone.

Sulejmanit nuk janë dashur 20vjet për ta ndryshuar tabelën, por vetëm një takim diplomatik me buzëqeshje dhe shtërngim duarsh dhe ajo punë kryhet.

Njoftimi në facebook nga zv.ministri, Sulejmani:

Sot, u bë edhe vendosja e tabelës në gjuhën shqipe tek Muzeu Nacional i Tetovës!

E falenderoj drejtorin z.Stojçeskin për gadishmërinë e treguar!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=319999126523328&id=117323250124251

Artikulli paraprakNuredini: Mali Sharr u bë park kombëtar
Artikulli tjetërBiznesmeni shkupjan blen aksione në “Bankën Komerciale”?