Zëvendësministrja e Financave Elezi në mbledhjen plenare të BEPS-it në Paris

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi merr pjesë në mbledhjen plenare të kornizës inkluzive BEPS (Kornizë për masa kundër evazionit tatimor) që mbahet në Paris të Francës. Temë boshte e diskutimit në takimin janë sfidat që dalin nga digjitalizimi.

Marketing

Elezi ka elaboruar të gjitha ndryshimet ligjore dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aplikohen ndaj mospagesës së tatimit, evazionin fiskal, financimin kundër terrorizmit etj. Të pranishëm në konferencë ishin dhe Bruno Le Maire ministër i Financave të Francës, Hans Kristian Holte kreu i FTA si dhe shumë përfaqësues nga organizatat e ndryshme financiare të botës përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtarë.

“BEPS (Base eriosion and profit shifting) ka të bëj me strategjinë dhe planifikimin tatimor ku shfrytëzohen zbrazëtirat në rregullat tatimore që automatikisht hedhin fitimin në vendet me tatim të ulët ose ku nuk praktikohet tatimi, ku ka aktivitet shumë të ulët ekonomik e që rezulton me pagesë të tatimit në nivel të ulët. Me qëllim që fitimi të tatimohet në vendet ku kryhen aktivitetet ekonomike nga ana e 60 vendeve përfshirë dhe G20, vendet anëtare të OECD si dhe më shumë se 10 vende në zhvillim është formuar pakoja e masave BEPS. Është pako e masave prej 15 të tilla në kuadër të të cilave vendosen aktivitetet që të ndihmojnë vendet në mundësinë e ikjes nga pagesa e tatimit.

Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive merr pjesë në implementimin e kësaj pakoje me masa, pasiqë janë marrë masa aktive në implementimin e Masës së 5 – Luftë më efektive kundër praktikave tatimore, duke marrë parasysh transparencën, Masa 6 – Parandalimi i ndarjes së marrëveshjeve në rrethana të paqarta, Masa 13 – Udhëzimi për dokumentim të transfereve dhe njoftim i vendeve si dhe Masa 14 – Mundësia e mekanizmit më efikas në zgjidhjen e konteksteve. Në këtë takim janë diskutuar rezultatet e Forumit të administrimit të tatimeve si dhe azhurnimi i pakos së masave BEPS si dhe informacionet më të fundit në raport me Instrumentet multilateral për modifikim të marrëveshjeve bilaterale tatimore, Masa 6, 11 dhe 13”, është shprehur zëvendësministrja Elezi.

Marketing