Zgjatje e fashës orare dhe hapje e dyqaneve, Rama prezanton planin e ri (Video)

Në një dalje në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shpjegoi se cilët do të jenë hapat në vijim, për të shkuar drejt disa tolerimeve, për të cilët ai në fakt shpjegoi se nëse do të thyhen, do të shoqërohen me masa të forta ndëshkimore.

Marketing

“Të gjithë duhet ta marrin vesh se më e keqja jo nuk ka kaluar, por nuk ka ardhur akoma. Kjo është çështja e zemrekut të sahatit të disave u ka mbetur 12”, tha Rama. Më tej, duke folur për planin që po përgatitet për javët në vijim, ai u shpreh:

“Plani që ne po përgatisim dhe do të kthehet në ligj shumë shpejt, sipas dinamikës së luftës eshte:

Si fillim do të zgjasim fashën orare, por paralelisht do të rrisim ndëshkimet dhe në rastet e përsëritura do të kemi deri në heqje lirie, po po heqje lire për ata që shkelin kohëzgjatjen për pazare të cilën edhe mund ta zgjasim pak më shumë, që të mos kemi llafe me asnjë nga kompetentët që ankohen për kohën e shkurtër.

Më pas, gjithmonë me shkallë, do të përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për të gjithë punonjësit që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar. Por kjo do të shoqërohet me masë deri në heqje lirie, për ata që e kanë lejen dhe e përdorin për udhëtuar me persona të tjerë.

Më pas do të autorizojmë hapjen e dyqaneve që nuk janë brenda qendrave tregtare, por do të përdoren maska dhe do të vendosen rregulla strikte për mënyrën se si do të shërbehet.

Të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të përgatiten për të qenë të gatshëm të mbrojnë personelin në momentin e hapjes”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539938203567910/

Marketing