Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion, përfundoi intervistimi i kandidatëve

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë janë intervistuar edhe 13-të kandidatët e fundit për kryetar dhe anëtarë të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), njofton Portalb.mk. Ndër të intervistuarit e fundit ishin Zoran Petroviq, Svetllana Popova dhe Shemsi Sallai.

Marketing

Ndryshe, shtatë emrat për kryetar dhe anëtarë të Antikorrupsionit duhet të kalojnë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, dhe më pas, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi do të miratohen në seancë plenare më 8 shkurt.

Për miratim të përbërjes së re të Antikorrupsionit duhet vota “për” e 80 deputetëve. Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë, 21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

Marketing