Zgjedhja e revizorit kryesor,sot në kuvend

Kryetari i Komisionit kuvendar për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski për sot caktoi tre seanca, ndërsa në njërën prej tyre është zgjedhje e kryetarit të Entit Shtetëror për Revizion.
Burime kuvendare të AIM thonë se është arritur marrëveshje mes përfaqësueseve të partive politike se kush do të jetë në krye dhe se sot pritet të zyrtarizohet.Deklaratat e fundit të pushtetit dhe opozitës javën e kaluar ishin se po angazhohen për konsensus të gjerë për kandidatë.Revizioni shtetëror është bllokuar tashmë disa muaj, dhe tashmë dy vite është pa kryetar.

Marketing
Marketing