Zgjedhjet/ AVGJM kundër marrëveshjeve e ligjit të gjuhëve

Koalicioni “Asnjëherë e Veriut, gjithmonë Maqedoni” në takimet në Rosoman, Kavadar e Negotinë, premtoi shfuqizimin e marëveshjeve me Greqinë e Bullgarinë, anulimin e ligjit të gjuhëve, regjistrim real të popullatës, dhe betonimin vetëm për maqedonasit të tre funksioneve kyçe në Shtet.
“Këto përcaktime kanë të bëjnë me atë se ne do t’i anulojmë marrëveshjet antimaqedonase me Greqinë dhe me Bullgarinë do të bëjmë regjistrim real sepse ne duhet të numërohemi meqë regjistrimi i vitit 2002 është falsifikuar me të cilin shqiptarët rrejshëm u treguan se janë 25, 17 %. Po ashtu Maqedoninë do ta rregullojmë si shtet nacional i popullit maqedonas me pozitë të garantuar të të gjithë minoriteteve nacionale në vend. Gjithashtu gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jetë gjuha maqedonishte dhe shkrimi i saj qirilik dhe për këtë qëllim do të anulohet edhe ligji i dy gjuhësisë.”, tha Janko Baçev, kryetar i partisë ”Maqedonia e Vetme”.
Marketing