Zgjedhjet/ Basha mbledh në selinë e PD të gjithë kandidatët për deputetë, ja çfarë pritet të ndodhë

Këtë të martë duke nisur nga ora 18:00 pritet që në selinë qendrore të Partisë Demokratike të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe të gjithë kandidatëve të PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky takim është i pari mes tyre pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit, e cila nuk pranohet nga PD.

Lideri demokrat Basha në daljet publike ka bërë të ditur se nuk do të njohë zgjedhjet, pasi sipas tij ata janë manipuluar.

Marketing

Për këtë, në takimin e djeshëm që ka pasur me kryetarët e degëve të PD në të gjithë Shqipërinë, ka ripërsëritur kërkesën për të mbledhur prova të manipulimit të votës, e ato më pas, të dërgohen në institucionet përkatëse, por edhe ndërkombëtarët.

Marketing