Zgjedhjet/ BDI mbajti takime elektorale në Gostivar

Ideja e kryeministrit shqiptarë, është kërkesë legjitime dhe lagale, që pas 30 viteve pavarësi të këtij vendi u takon, theksoi bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore nga BDI Talat Xhaferi. Ai në një takim me banorët e Lagjës së Re të Gostivarit theksoi se kjo ide po merr përkrahje në këtë zone nga të gjitha etnitë pakice në vend, kurse në Manastir ka mbështetjen edhe të maqedonasve. Me Zyberin në krye të ekzekutivit sipas Xhaferit do të marrin fund të gjitha padrejtësitë që i bëhet shqiptarëve, do të ketë një shtet më të sigurtë dhe stabil, kurse dënoi ashpër faktin që partitë maqedonase janë kundër idesë së kryeministrit shqiptar.
“Të përcjellim atë mesazh që e kemi marrë, sepse duhet të jemi Zot të vetvetes. Shqiptarët duhet të vendosin se kush do t’i përfaqsojë me shumicë. BDI me idenë për kryeministër pretendon dhe ka ofertën e hapur për udhëheqje të decades së rradhës të shqiptarëvve në këtë vend. Edhe një kujtesë, 2013-ën gjatë zgjedhjes sime për minister protestat nuk i bënte VMRO-DPMNE, protestat i bënte koalicioni i atëhershëm i udhëhequr nga LSDM, conform me Stojanço Angellov dhe i cili e dini se si e kishte fation në vitin 2013. Ndonjëherë, siç thotë historia popujt që harrojn, rrezikojnë tu përsëritet historia, a unë besoj se shqiptarët në RMV,  nuk janë ata që e harrojnë historinë e tyre, kanë mendje të kthjellët, por nuk i janë orientuar të kaluarës, por janë të orientuar kah e ardhmja e vetvetes, e rinisë së vet, fëmijëve të vet, vendit vet.”, tha Talat Xhaferi, bartës liste në nj.z nr5 – BDI.
Nga BDI thonë se askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të shqiptarëve të cilët kanë partitë e tyre politike për ti përfaqësuar. Xhaferi ndërkohë i bëri thirrje edhe drejtuesve të LSDM-së që të heqin dorë nga ndërhyrjet në Bashkësinë Fetare Islame. Kandidati për deputet në njësinë e pestë zgjedhore Xhaferi së bashku me forumin rinor paten aktivitete tjera ku lagjë më lagje shpërndanë programin e tyre, përmes të cilës kërkojnë votën e sovranit.
Marketing