Zgjedhjet, Çulev:Vëzhguesit do jenë në vendet kritike

Pjesëtarët e MPB-së  janë të gatshëm të zhvillojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike ka deklaruar  ministri i Brendshëm, Naqe Çulev. Ai shtoi se njësitë rajonale janë duke mbledhur të dhënat dhe njëherit do të kërkojnë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që të përqendrohen në rajonet kritike.

Marketing

“Çdo rajon kryen analiza lidhur me rrezikun për sa u përket parrgullsive zgjedhore dhe më pas të dhënat grumbullohen në shtabin operativ të formuar enkas për zgjedhje. Gjatë javës tjetër, për të gjitha këto pika kritike ne do ta informojmë OSBE-në dhe ODIHR, misionin e monitorimit dhe misionet diplomatike dhe konsullore për të gjitha këto pika kritike, në mënyrë që të ketë më shumë vëzhgues në ato vendvotime me rrezik të lartë”- tha Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Ministri i brendshëm, Naqe Çulev tha se po punohet për zbardhjen e rasteve lidhur me  agjitimin e nëpunësve  të policisë gjatë fushatës për subjekte politike.

“Kemi informacione, rast i tillë është regjistruar në Shkup dhe Kumanovë. Kundër atyre nëpunësve policor ndërmerren masa konkrete, pasi bëhet fjalë për shkelje më të rëndë të rregullave dhe me siguri do të sillen dënime rigoroze, apo vendime për shkarkim” – u shpreh Çulev.

Çulev apeloi deri te qytetarët të jenë të vetëdijshëm për nevojën e respektimit masave për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Marketing