Zgjedhjet e 12 prillit, Hyseni: Partitë të ofrojnë alternativë, jo akuza

Afrimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare po nxjerrë në pah edhe koalicionimet parazgjedhore, si në bllokun politik shqiptarë, ashtu edhe në atë Maqedonas.

Marketing

Analisti Blerim Hyseni konsideron se këto koalicionime tek blloku politik shqiptarë nuk po reflektojnë vullnetin real të qytetarëve.

Sipas tij më parimore, dhe më e drejtë do të ishte sikur tek kampusi shqiptarë të kishte kualicion në mes partive të bllokut politik opozitar, përballë atij të pozitës.

Hyseni për TVM2 thekësoi poashtu se këto llojë të kualicioneve nuk do ta nxisin votuesin shqiptarë të dalë më masovikishtë në zgjedhje.

“Votuesit do të ishin motivuar më shumë sikur të ishte arritur që të bëhen koalicionet në mes pozitës dhe opozitës. Pasi që kjo nuk u arrit, për fat të keq shqiptarët edhe kësaj here do të jenë humbës në këto zgjedhje për shkak se do të dalin disa parti në bllokun politik shqiptarë që do të garojnë në zgjedhje, dhe prandaj kjo nuk pres ti motivoj, por do t’i demotivoj votuesit shqiptarët për të marrë pjesë në zgjedhje”, shprehet analisti politik Blerim Hyseni.

Hyseni poashtu vlerëson se esenca kryesore qëndron tek cilësia e ofertave dhe programeve zgjedhore.

Subjektet politike po thuaj në çdo cikël zgjedhorë sikur bëjnë reciklimin e programit nga zgjedhjet paraprake, por votuesi kërkon alternativë dhe zgjidhjen e halleve e jo akuza të ndërsjella thotë Hyseni.

“Mendoj se këtu edhe qëndron esenca e kësaj çështjeje, për shkak se në veçanti në bllokun politik shqiptar ofertat mungojnë, në kuptimin që ofertat bëhen me akuza dhe kundër akuza, dhe jo me oferta konkrete të programeve politike, dhe si ata e shohin 4 vjecarin e ardhshëm zhvillimi politik në Maqedoni. Për partitë më e rëndësishme do të ishte, sikur t’ju ofrojnë votuesve alternativa të zgjedhjeve, dhe jo të meren me akuza dhe kundër akuza mes vete”, thekson Hyseni.

Sa I përket koalicioneve dhe blloqeve politike, te spektri politik maqedonas, VMRO-ja dhe LSDM-ja akoma nën ombrellën e tyre kanë numër të madh të subjekteve politike.

Tek shqiptarët BDI qysh në fillim ka thënë se do të garojë e vetme në zgjedhje, kurse në kampin tjetër shqiptar, është krijuar koalicioni ASH-AA, ndërsa po flitet edhe për një koalicion tjetër të mundur mes PDSH-L.BESA dhe RDK.

Pasqyra më e qartë për mënyrën e garimit të subjekteve politike për zgjedhjet e prillit, do të jetë kah mesi i muajit mars, në afatin e dorëzimit të listave për deputet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.