Zgjedhjet e 12 prillit, listat e kandidatëve me emra të rinj

Pjesa më e madhe e listave të deputetëve me emra të rinj, jo shumë të njohur për opinionin e gjerë.Nga BDI thonë se lista përmban 118 kandidatë për shtatë njësi zgjedhore dhe për dallim nga viti 2016 është rifreskuar mbi 90%. Megjithatë bartës mbeten emrat veç më të dëgjuar për opinionin, nisur nga kreu i partisë.

Marketing

“100% të pastër nga vetingu, 98% me fytyra të reja, 49% prej tyre gra dhe këto nuk janë thjesht shifra por janë arritje në pejsazhin politik të vendit dhe një premtim për një të ardhme më të mirë.”,- tha Bujar Osmani nga BDI.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa garojnë vetëm në gjashtë njësi duke lënë anash diasporën. Kreu i Alternativës do të kryesojë listën në njësinë e dytë zgjedhore, ndërkaq lideri i ASh-së në zonën e 6.

Lëvizja Besa në koalicion me LSDM do të kryesojë listat vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore nga kreu i partisë, Bilall Kasami. Kandidatët e Besës përpos në njësinë e gjashtë do të garojnë edhe në njësinë e parë, të dytë dhe të pestë.

“Ky është koalicioni më i madh deri më tani i përbërë nga parti politike të ndryshme të cilat janë bashkuar rreth asaj që është e rëndësishme për qytetarët.”,- theksoi Damjan Mançevski nga LSDM.

“Ky koalicion është përfundimisht koalicion i cili ka thyer të gjitha barrierat, por edhe ka rezultuar me një mesazh të një fitore të madhe për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike.”,- u shpreh Arjanit Hoxha nga Lëvizja “Besa”.

VMRO–DPMNE garën zgjedhore do ta udhëheqë edhe në diasporë me emra të rinj, duke lënë jashtë liste deputetët, Ilija Dimovski, Vlladimir Gjorçev dhe Trajko Veljanovski.

“Sapo dorëzuam listat e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së, listat fituese të cilët në zgjedhje do të shënojnë një fitore të madhe bindëse dhe historike për ripërtëritjen e Maqedonisë.”,- deklaroi Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.

PDSh do të garojë në pesë njësi zgjedhore, lideri i partisë, sikurse tradicionalisht, do të garojë në njësinë e gjashtë. Partia e romëve është partia më pak e përfaqësuar në këto zgjedhje, vetëm në dy njësi.

GRAFIKA

LISTAT E BDI-SË
Njësia 1: Izet Mexhiti / Arben Zyberi / Shermine Mamuti…
Njësia 2: Arbër Ademi / Berat Ajdari / Merita Koxhaxhiku…
Njësia 3: Bekim Neziri / Safet Ahmedov / Meri Nikollovska Buxhaku…
Njësia 4: Sead Zejnel / Lejla Emrulai / Arijeta Omerova / Bashkim Shukrija …
Njësia 5: Talat Xhaferi / Ismail Jaoski / Arbana Pasholli…

Njësia 6: Ali Ahmeti / Florin Besimi / Arta Bilalli Zendeli…

LISTAT E KOALICIONIT ASH – ALTERNATIVA
Njësia 1: Skënder Rexhepi / Abdulla Saliu / Visara Riza…
Njësia 2: Afrim Gashi / Elmi Aziri / Safije Sadiki…
Njësia 3: Bekim Tateshi / Halit Ferati / Fatma Emurlov…
Njësia 4: Valbona Reka / Fatmir Mexhiti / Jasmina Canoska…
Njësia 5: Syrija Rashidi / Remzi Mehmedi / Zelfida Sela…
Njësia 6: Ziadin Sela / Adnan Neziri / Ilire Dauti…

KOALICIONI LSDM-BESA
Njësia 1: Nikolla Dimitrov/ Milla Carovska / Damjan Mançevski / Kastriot Rexhepi / Jonuz Fejzullahu.
Njësia 2: Oliver Spasovski / Sanja Llukarevska / Muhamed Zekiri…7. Bastri Bajrami.. 9. Shenasi Xheladini.
Njësia 3: Ljupço Nikollovski / Jagoda Shahpanska.
Njësia 4: Zoran Zaev / Sonja Mirakovska.
Njësia 5: Radmilla Sheqerinska / Jovan Mitreski / 6. Melinda Rashidi.
Njësia 6: Bilall Kasami / Fanica Nikollovska / Fadil Zendeli / Hatije Etemi / Abdush Demiri / Fatlinda Jaja / Fatmir Sabriu / Florie Sinani / Isein Ajdari / Adnan Azizi.

LISTAT E VMRO – DPMNE –SË
Njësia 1: Gordana Siljanovska / Timço Mucunski…
Njësia 2: Vllado Misajllovski / Rashella Mizrahi…
Njësia 3: Igor Janushev / Ivan Jordanov …
Njësia 4: Aleksandar Nikollovski / Ane Llashkoska …
Njësia 5: Igor Durllovski / Antonio Milloshovski…
Njësia 6: Dafina Stojanovska / Aleksandar Veljanosvki …

LISTAT E PDSH-SË
Njësia 1: Nimetulla Demiri;
Njësia 2: Orhan Ibrahimi;
Njësia 3: Sami Rushiti;
Njësia 5: Vasvi Doko;
Njësia 6: Menduh Thaçi;

Marketing