Zgjedhjet e 13 qershorit/ Vokshi: Basha nuk ka arsye të dorëhiqet, do jemi të paanshëm dhe transparentë

Deputetja Albana Vokshi e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, njekohësisht anëtare e Komisionit Zgjedhor të PD, ka komentuar situatën politike brenda partisë së saj dhe zgjedhjet që do mbahet më 13 qershor për kryetarin e PD.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Vokshi ka shuar zërat se Partia Demokratike po për përçahet. Ajo thotë se në mbledhjen Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, mbrëmjen e djeshme, pati diskutime, por sipas saj të gjithë anëtarët ishin në një mendim se 25 prilli ka qenë masakra më e madhe elektorale.

Marketing

“Me kërkesë të Bashës, u mblodh Kryesia. Pati diskutime krejt të lira, diskutime të qeta, nuk mud të them se pari debate të forcat se nuk ishte e tillë. Është brë kjo forma e përçarjes si puna e barcaletave, nëse ke debate brenda një forumin politik. Çdo anëtar i PD ka të drejtën d he ka dhe hapësirën për të thënë opinionin e tij për një situatë të caktuar. Edhe në mbledhjen e Kryesisë pati diskutime dhe vendime.

Njëri prej vendime ishte që të nisë një analizë e thelluar mbi rezultatin zgjedhor me atë çfarë ka shkuar mirë dhe atë çfarë mund të kishte shkuar më ndryshe.  Vendimi i dytë ishte miratimi i një udhëzimi propozuar Sekretari I përgjithshëm për hapjen e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të PD. Në fund të ditës qoftë brenda Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ku pati diskutime, të gjithë ishin dakord se data e 25 prillit ishte një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri. Ishte dita e masakrës më të madhe elektorale.

Të gjithë anëtarët e Kryesisë kritikë dhje jo kritikë ishin në të njëjtin mendim për 25 prillin. Nga ana tjetër unë gjykj se janë dy procese që nuk mbivendosin njëra-tjetrën, pra një proces për përzgjedhjen e kryetarin e PD-së nuk ka pse shtyhet më gjatë akoma.”

Ajo thotë PD, ka nevojë për një lider të fuqishëm, teksa thekson se do bëhet një analizë e detajuar për 25 prillin. Si anëtare e Komisonit Zgjedhor, ajo shprehet se do të sigurohen që të jenë të paanshëm dhe transparentë.

Ne kemi nevojë për një lidership të plotfuqishëm që të ketë mandatin e plotë edhe të sanksionuar, të votuar një anëtarë, një votë. Nuk kemi pse të fshihemi në këtë situatë, ku beteja jonë është shumë e madhe. Është një procedurë që duhet bërë, është debat që u hap një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk u hap në forume por në media. Është një kërkesë që u bë nga një grupim I caktuar, gjithsecili ka të drejtën e tij, pavarësisht se  analiza nuk është bërë dhe debate u hap pa u mbyllur kutitë e dyta të votimit, pa e ditur se kush ishte rezultatit final.

Është debat që është hapur jashtë forumeve të Partisë. Në ditët dhe javët në vijim do të bëhet një analizë e detajuar, në çdo qendër votimi. Do bëhen zgjedhjet për të përfunduar një debat që u hap  në një kohë jo të duhur. Procesi do të jetë normal. Jemi me parimin që procesi të jetë transparentë, ne jemi një komision teknik dhe jo politik. Do sigurojmë që të jemi të paanshëm. Në fund të ditës nuk është se është përçarë PD, këto janë thjesht situata të sajuara nga Edi Rama.

E pyetur nëse Basha duhet të japë dorëheqjen, para se të futet në zgjedhje, Vokshi ka thënë se nuk ka arsye.

“Lulzim Basha në gjykimin tim, nuk ka arsye morale as statuore që të japi dorëheqjen, pra është hapur procesi, gjithsecili që mendon se mund ta bëjë më mirë apo më ndryshe është i lirë që të kandidojë.”