Zgjedhjet e 15 korrikut: Partitë politike në fushatë të hershme

Katër ditë para fillimit zyrtar të fushatës, partitë politike kanë filluar propagandën në forma të ndryshme. VMRO DPMNE, e cila thirrej në protokolle të posaçme për fushatë u takua me qyteratër e Strumicës.
“VMRO DPMNE është parti e popullit dhe assesi nuk mund të bëjë fushatë pas kompjuterëve dhe ekrenave por VMRO DPMNE do të jetë bashkë me qytetarët edhe në 25 ditët që pasojnë, edhe në ato 20 ditë fushatë”, u shpreh kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM nuk do të mbajë tubime në ambijent të hapur dhe as aktivitete derë më derë. Akuzoi VMRO DPMNE-në se me tubimet po shkel protokollet dhe rezikon shëndetin e qytetarëve.
“Ky është Mickovski dhe VMRO DPMNE. Në drekë aktrojnë shqetësim për shëndetin publik, a pas dite e rezikojnë atë duke shkelur masat dhe kufizimet. Ftoj secilin nga ne të bëhet pjesë e zgjidhjes me virusin korona dhe të respektojë masat e mbrojtjes”, theksoi kryeministri teknik Oliver Spasovski
BDI, nga ana tjetër, vazhdon promovimin e idesë për kryeministër shqiptar. Konsideron se dy blloqet maqedonase përtej dallimeve janë unik kundër idesë së tyre.
“LSDM dhe VMRO mund të kenë shumë dallime, por kur bëhet fjalë për të mos pranuar komunitetin shqiptare në majat e pushtetit, ato janë njësoj. Por nëse ne shqiptarët bashkohemi për një Kryeministër shqiptar, askush prej tyre nuk mund të na ndalojë”, thonë nga BDI.
ASh dhe Alternativa, në një konferencë të përbashkët në sheshin Skënderbeu në Shkup promovuan slloganin e fushatës. Deklaruan se me koalicionimin e tyre kanë dëshmuar në vepër qasjen për unifikimin e votës shqiptare.
“Koalicioni Alternativa dhe ASh ka simbolikën e bashkimit të votës shqiptare dhe fuqizimin sa më tepër të votës shqiptare. Ky do të jetë mesazhi kryesor i kësaj fushate”, u shpreh kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
“Sllogani jonë “Tash është koha” dhe emërtimi i programit “Shtet të barabartë për të gjithë” janë dy elementet që janë kohezive dhe konvergjojnë nga njëra tjetra”, theksoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi
Lëvizja Besa thotë se programi i saj është i integruar në programin e koalicionit.
“Ne e kemi të rrumbullakësuar dhe të publikuar gjithë programin zgjedhor, i cili do të shpaloset që ditën e parë të fushatës dhe është program i integruar bashkarisht në kuadër të koalicionit”, u shpreh Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.
Zyrtarisht fushata zgjedhore fillon më 24 qershor dhe përfundon më 12 korrik. Partitë politike kanë rënë dakord që gjatë fushatës zgjedhore tërespektojnë protokollin e hartuar nga KSHZ dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Marketing