Zgjedhjet e parakohshme, diaspora do të votojë nëse paraqiten 6 mijë e 700 votues

Në seancën e sotme, KShZ miratoi planin e furnizimeve publike që ka të bëjë me funksionimin normal të komisionit si dhe realizimin e aktiviteteve zgjedhore. Të gjitha furnizimet për aktivitetet zgjedhore do të duhet të realizohen në muajt janar – shkurt në një procedurë të hapur. Votimi i diasporës në këto zgjedhje do të realizohet vetëm nëse për të votuar paraqiten 6 700 votues. Nëse nuk arrihet kjo shifër fondet e dedikuara për diasporën nuk do të harxhohen për nevoja të tjera thotë Derkovski. Në zgjedhjet e kaluara, për votimin e diasporës janë shpenzuar 28 milion denarë.
Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve planifikon që për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të shpenzojë 571 milion e 500 mijë denarë.

Marketing