Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë me 8 shtator

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do mbahen 8 shtator.

Marketing

Mediat kosovare citojnë burime nga Presidenca për datën e zgjedhjeve.

Sipas burimeve të RTK-së, Presidenti kosovar, Hashim Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 8 shtator.

Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për konstituim të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Ndërkohë është raportuar nga mediat kosovare se Haradinaj pritet të dorëzojë sot edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten (19 korrik), ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Në një postim në Facebook, kryeministri në largim i falënderoi mbështetësit e tij gjatë këtyre ditëve.

Marketing